Në javën që lam pas AKU, me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend si dhe në kuadër të festave të fund vitit janë kryer:

1150 Inspektime, në të gjithë territorin e Shqipërisë

Ndër to:

  • 192 Paralajmërime
  • 13 Gjoba
  • 8 Mbyllje subjekti

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.