Autoritetit Kombëtar i Ushqimit vijon masat e intensifikuara të kontrollit, ndaj subjekteve të ndryshme, operator të biznesit ushqimor dhe një vëmendje të shtuar ndaj tregjeve në mbarë vendin.

Konkretisht, DRAKU Elbasan ka ushtruar kontroll në tregun e hapur (Markatë), Bashkia Elbasan ku ka konstatuar disa subjekte që tregtonin produktet ushqimore me origjinë shtazore, pa asnjë dokumentacion veterinar dhe fiskal.

Trupa inspektuese e AKU-së bllokoi gjithsej 268 kg produkte qumështi (djathë kaçkavall, djathë i bardhë, gjalpë), 8 kg mjaltë, 6 kg vaj ulliri.
Ndaj subjekteve me aktivitet specifik Tregtim bulmeti: “Demir Halili“, “Bukurosh Asllani”, “Perparim Shahollari”, “Bukurosh Peza” dhe “Albana Peza” u morën masa administrative gjithsej 5 gjoba në vlerë 600 000 lekë dhe 3 ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit inkurajon:

– operatorët e biznesit ushqimor që të përmbushin kërkesat rregullatore, ndër të cilat është edhe verifikimi i produkteve që prodhojnë, përpunojnë, shpërndajnë apo nxjerrin në treg nëse janë apo jo në përputhje me kërkesat e sigurisë ushqimore dhe nëse i konstatojnë ti heqin menjëherë nga tregu dhe të informojnë menjëherë AKU

– të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast që konstatojnë apo dyshojnë, pra çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në e-mail info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.