Gripi afrikan i derrave është një sëmundje virale vdekjeprurëse e derrave të butë dhe të egër. Për të nuk ka as vaksina as kura. Për këtë arsye ka impakt të fortë socio-ekonomik në vendet e prekura. Virusi është insistent për disa muaj në ambient dhe karkasa.

Të kurosh ose tymosësh produkte të mishit të derrit, jo gjithmonë e shkatërrojnë virusin. Sëmundja nuk kalon tek njeriu, por mund te shpërndahet nga kontakti me kafshe të prekura nëpërmjet rrobave dhe pajisjeve.

Simptomat klinike të gripit afrikan të derrave variojnë dhe jo gjithmonë janë të lehta për tu dalluar.
Në mënyrë tipike, kafshët e sëmura mund të shfaqin disa ose të gjithë simptomat e mëposhtme:

– Temperaturë të lartë, dobësi dhe pamundësi për te qëndruar ne këmbë;
– Të vjella;
– Diarre (ndonjëherë e gjakosur);
– Lëkurë e skuqur ose e shndërruar në ngjyrë blu, veçanërisht rreth veshëve;
– Kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje;
– Aborte, lindje të parakohshme dhe këlyshë të dobët;
Shumica e kafshëve të sëmura ngordhin brenda 10 ditëve.
Derrat shtëpiake mund të preken në një sërë mënyrash:
– Kontakt me derra te sëmurë të blere në zona të infektuara;
– Ushqehen me mbetje kuzhine;
– Kontakt me materiale të kontaminuara, psh.: duke pasur kontakt me njerëz qe kane veshur këpucë apo rroba të kontaminuara;

Nëse dyshoni se gripi afrikan i derrave ka prekur tufën tende, kontaktoni menjëherë veterinerin tuaj zyrtar. Mos i largoni nga ferma kafshët. Gjithashtu, ndërroni gjithmonë rrobat dhe këpucët kur largoheni nga ferma. Përpara se të blini ushqim për kafshë, material për mbetje apo derra, sigurohuni se vijnë nga ferma të besuara të cilët i janë nënshtruar procedurave të rregullta për të mbrojtur fermën e tyre nga virusi. Mos i lejoni derrat tuaj të kenë kontakt me derrat e egër, apo nga derra të fermave të tjera. Mos u jepni kurrë për të ngrënë mbetje kuzhine. Shmangni mbajtjen e tyre jashtë në zona të prekura nga kjo sëmundje.

Mos blini mish apo nënprodukte të mishit të derrit nga zona të prekura, të cilat mund të shkaktojnë një risk.

Gjahtarët e derrave të egër nuk duhet të kenë kontakt me derrat e bute pas gjuetisë. Gjahtarët apo fermerët nuk duhet të lënë të brendshme të derrave të egër apo të bute në fusha ose pyje. Mos lini ushqime apo mbeturina në zona ku mund të ketë derra të egër. Kontaktoni me veterinerin zyrtar të autorizuar nëse gjeni një derr te egër te ngordhur edhe nëse zona nuk është prekur nga sëmundja në fjalë.