Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të një operacioni që po vazhdon ka konstatuar një shtetas që po transportonte një kafshë gjedh, lopë e therur. Sipas të dhënave dyshohet që kafsha vinte nga Greqia kontrabandë përmes kufirit të Gjelbër.

Kafsha e therur transportohej në mungesë të certifikatës veterinare dhe jashtë çdo kushti higjieno-sanitar.

Automjeti që transportonte mishin është në pronësi të shtetasit Thanas Ciko, i cili u ndalua pranë kufirit më shtetin grek në Sherret të Bashkisë Konispol.
Inspektorët e Drejtorisë Rajonale Vlorë kanë konstatuar se kafsha gjedh transportohej në mungesë të dokumentacionit përkatës dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare

 

Për këto shkelje të rënda ne bazë të legjislacionit në fuqi, inspektorët e AKU-së e kanë gjobitur me masën administrative me gjobë në vlerën e 200 mijë lekëve.

Gjithashtu është marrë masa e sekuestrimit të menjëhershëm të produktit dhe mjetit transportues.

Aktualisht rasti është në proces dhe po bashkëpunohet me policinë për më tej.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produktit mish, duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare dhe që plotësojnë standardet që parashikon legjislacioni në fuqi.

01/06/2018