Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të masave të marra për disiplinimin e baxhove, stabilimenteve tregtim përpunim  të qumështit, gjatë inspektimit në Fshatin Back  te Njësisë  Administrative  Potom , rrethi i  Skraparit ka bllokuar 95 kg produkte bulmeti, përkatësisht 95  kg  djathë i bute ( i bardhë ) për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore.

Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale Berat ka kryer inspektim në subjektin baxho nga ku rezultoi se  subjekti pronësi të shtetasit Xhemal Rushani ushtronte aktivitet, tregtim produkte bulmeti, por nuk rezulton i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Bizneseve (QKB) dhe siç duket edhe në foto (muret  dhe tavanet me prezencë lagështie dhe myku, Pajisjet ku përpunohet lënda e pare dhe ruhet produkti përfundimtar janë me prani ndryshku) ambienti në të cilin tregtohej produkti bulmet, ishte jashtë çdo standardi edhe minimal të Sigurisë Ushqimore, duke përbërë kështu rrezik real e të vazhdueshëm për konsumatorin.

Mungonte dokumentacioni shoqërues për produktin si certifikata shëndetësore e lëndës së parë, analiza e ujit, plani DDD dhe dokumentacionet e tjera shoqëruese.

 

Për këto shkelje të rënda ne bazë të legjislacionit në fuqi, inspektorët e AKU-së kanë marrë masën administrative të ndërprerjes së menjëhershme të aktivitetit, bazuar ne piken 2/a te nenit  43 te Ligjit nr  10433 dt 16/06/2011 Për Inspektimin ne  Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu bazuar në legjislacionin në fuqi ndaj subjektit u mor masa administrative me gjobë me vlerën 300.000 lekë.

Për ndjekje të mëtejshme rasti i këtij subjekti do i dërgohet organeve të Krimit Ekonomik dhe Drejtorisë së Tatimeve qarku Berat.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të denoncojmë pranë AKU-së raste të shkeljeve të Sigurisë ushqimore që dinë apo dyshojnë, si dhe të refuzojnë të blejnë në këto baxho të cilat tregtojnë bulmet të pasigurtë, të pa licencuara, pa nipt dhe pa kupton tatimor (kuponi tatimor është element shumë i rëndësishëm për gjurmueshmërinë e produktit  nga pikëpamja e sigurisë së tij).

01/06/2018

Captdure