Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë inspektimit në fshatin Kalas të qytetit të Delvinës, ka bllokuar 400 kg produkte bulmeti, përkatësisht djathë i bardhë për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore.

Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale Vlorë gjatë inspektimit në këtë zonë kanë konstatuar një baxho e cila ushtronte aktivitet të paligjshëm, në pronësi të shtetasi Ismail Kurra.

Operacioni u zhvillua nga AKU Vlorë. Prej kontrollit rezultoi se subjekti, ishte i pa regjistruar në QKB dhe tregtonte produkte bulmeti të pasigurtë, pa kushte higjieno-sanitare, pa raport analizë dhe në mungesë të dokumente të tjera shoqëruese.

 

Për këto shkelje në bazë të legjislacionit në fuqi, inspektorët e DRAKU -së Vlorë kanë marrë masën administrative me gjobë në vlerën e 400 000 lekëve, masën e sekuestrimit të produktit si dhe masën e menjëhershme të ndërprerjes së aktivitetit.

Autoriteti Kombëtar i ushqimit është e vendosur për të garantuar sigurinë ushqimore në të gjithë zinxhirin e prodhimit, tregtimit të produkteve të bulmetit.

AKU i bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm dhe të bëjnë blerje vetëm në  subjekte të pajisura me kupon tatimor, i cili përveçse është detyrim gjithashtu është mënyra e vetme e gjurmueshmërisë së produkteve.

22/05/2018