Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar te Ushqimit,  e Qarkut Durrës, gjatë inspektimit që ka zhvilluar ditën e djeshme në zonën e Gjirit të Lalzit, ka dënuar administrativisht  në shumën 200.000lek dhe ka konfiskuar  një sasi prej 22,8 kg mish ne subjektin I.K, sepse tregtonte mish të pasigurt,  konkretisht pa certifikatë veterinare  dhe pa gjurmueshmërinë përkatëse.

E veçanta e këtij inspektimi është fakti se,  ai është zhvilluar ne kuadrin e denoncimit te ardhur ne Drejtorinë e Përgjithshme  të AKU, nga qytetarë qe kanë  konstatuar rastin dhe e kanë fotografuar atë.

Me këtë rast AKU, falenderon dhe inkurajon çdo qytetar që ndeshet me  ruajtjen, tregtimin, apo transportimin e ushqimeve të çdo lloji, në kushte të papërshtatshme në adresën :  info@aku.gov.al, si dhe pranë portalit te bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”

Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

07/05/2018