Ministri i Bujqësisë dhe Zhvilimit Rural, z. Niko Peleshi ka zhvilluar një takim me sipërmarrësit, dhe operatorët që kryejnë aktivitetitn e tyre në fushën e industrisë së mishit dhe të përpunimit të qumështit. Takimi është organizuar në kuadër të iniciativës të marrë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim sensibilizimin dhe inspektimin në distancë ndaj të  gjithë njësive të tregtimit të mishit dhe të qumështit dhe nënprodukteve të tij. Garantimi i standardeve të zinxhirit ushqimor dhe formalizimi i kanaleve nëpër të cilin kalon gjithë ky cikël ka qenë kryefjala e diskutimit të ministrit gjatë këtij takimi.

Ndërgjegjësimi dhe rritja e përgjegjëgjshmërisë në rradhë të parë e bizneseve, të cilat duhet që si hap fillestar të vetkontrollohen, me plotësimin e formularit të përgatitur nga Autoriteti Kombëtar, mbështetur në ligjin Nr. 98 63/ 2008 “Për Ushqimin”, ku sanksinohen të gjitha detyrimet që duhet të përmbush çdo operator i biznesit ushqimor për të garantuar Sigurinë Ushqimore.

Ky formular ka për qëllim rritjen e standarit të sigurisë ushqimore dhe uljen e gjobave ndaj këtyre bizneseve.  Sa më shumë standarde të plotësuara aq më pak kontrolle do të ushtrohen nga shteti. Plotësimi i tyre do t’i shërbejë gjithashtu këtyre sipërmarrësve dhe operatorëve, që duke parë situatën reale në të cilën ndodhen, të fillojnë të korrigjohen dhe përmirësohen dhe nëpërmjet hartimit të planeve të biznesit, të kenë mundësi për aplikime në Skemën Kombëtare të mbështetjes financiare, por dhe të programit IPARD, finacime nga BE.  Nga ana e qeverisë me përmbushjen dhe arritjen e këtyre standardeve, këtyre operatorevë do t’u garantohet disipilimi dhe formalizimi i tregut, mbyllja e subjekteve abuzive dhe do t’u jepen masa mbështetëse në formën e granteve dhe subvencioneve.

“Pra dhe njëherë po e përsëris tërhiqni nga raftet e supermarketeve të gjitha prodhimet që ju vetë e dini që janë jashtë standardeve të lejuara. Plotësoni vetë, kontrolloni vetë veten me check listën e dërguar nga AKU dhe më tej ne do të vazhdojmë në detyrën tonë për të kontrolluar dhe për t’ju siguruar që nuk do të konkurroheni më, nga ata që e marrin rrezikun në sy dhe luajnë kokë a pil me gjithë investimin e bërë. Mund të tingëllojë e ashpër, në fakt nuk është kaq e ashpër situata, sepse ne kemi dhe një oferte për të gjithë ata që duan të rritin standartet kemi skemën kombëtare të mbështetjetjes financiare kemi dhe IPARDI dhe ajo që skemë ndërkombëtare e mbështetjes që japin financime grante për subjektet e agropërpunimit” – ka thënë ndër të tjera ministri Peleshi.

Ai ka përmendur masat që do të përfitojnë sipërmarrësit dhe operatorët e përpunimit të mishit dhe të qumështit dhe nënprodukteve të tij si sektorë dhe nënsektorë shumë delikatë në vetë natyrën e produkteve që përpunojnë dhe ofrojnë. Kështu, në këtë kuadër për ngritjen e thertoreve të reja për qarkun e Dibrës dhe të Kukësit, si qarqe me vështirësi më të mëdha do të jepet deri në 200 milionë lekë dhe një vlerë prej 100 milionë lekë për ristrukturimin e thertoreve ekzistuese. Janë 6 thertore të cilat janë rihapur me plotësimin e standarteve të kërkuara nga kuadri ligjor dhe pëmbushjen e kushteve higjeno – sanitare.

21/02/2018