Autoritet Kombëtar i Ushqimit në vijim të masave për disiplinimin e therjes dhe tregtimit të mishit  në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore bllokoi  sot  në qarkun e Vlorës  dhe më konkretisht në qytetin e Sarandës, një sasi mishi prej 41 kg mish qengji dhe derri  pa vulë dhe përkatësisht pa certifikatën veterinare si dhe 35 kg sallam për mungesë dokumentacioni shoqërues. Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, gjatë inspektimit në  dyqanin e mishit të shtetasit Hasan Basho, ka bllokuar 16 kg mish pa vulë dhe certifikatë veterinare. Për tregtim të pasigurt të mishit, nga trupa inspektuese e AKU-së u mor edhe masa administrative me gjobë 100.000 mijë lekë.

mishiNdërkohë, në vijim të inspektimit, trupa inspektuese gjithashtu ka bllokuar në dyqanin e mishit me administrator shtetasin Kosta Miculi për mungesë  vule dhe certifikatë veterinare, 25 kg mish derri dhe 35 kg sallam për mungesë dokumentacioni shoqërues, për gjurmueshmërinë dhe etiketimin e tij. Për  tregtim të pasigurt të ushqimit ndaj këtij subjekti trupa inspektuese e AKU-së ka marrë masën administrative 250 mijë lekë.

 

Tiranë më 06.03.2018