Denoncim në  media

Në media më datë 11.9.2017 janë publikuar me pamje filmike kushtet e papërshtatshme në të cilat ushtronte aktivitetin fabrika e Osumi food në Tiranë.

01

Në lidhje me subjektin Osum Food, nga ana e DRAKU Tiranë janë marrë masa të menjëhershme për kryerjen dhe verifikimin e denoncimit të ardhur nga media, nga ku është konstatuar që subjekti ushtron aktivitetin e tij në shkelje të kërkesave të legjislacionit në fuqi. Konkretisht për këtësubjektështë marrë masa urgjente e “Ndërprerjes së aktivitetit” të subjektit. Ndërkohë inspektimi do tëvijojë nga ana e trupës inspektuese për procedurë për verifikimin e dokumentacionit dhe të gjitha kushtet e tjera që kërkon legjislacioni në fuqi.

 

 

 

 

 

 

0203Denoncim nëportalin online “Inspektori digital”të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit 13.09.2017

Një qytetar nga Tirana ka denoncuar më 13.9.2017 pranë Portalit “Inspektori Dixhital” pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, se në të dy krahët e shkollës “Emin Duraku,” në të dyja krahët ka byrektore , të cilat kanë kushte higjienike dhe cilësi ushqimore shumë të dobët për fëmijët.

Trupa inspektuese e DRAKU Tiranë, ka kryer inspektimin në subjektin e denoncuar nga qytetari , ku rezultonte të ishte byrektore–piceri. Konkretisht gjatë inspektimit, subjekti ka rezultuar me vendndodhje të përshtatshme, kushte higjieno-sanitare të mjaftueshme dhe personel të pajisur me librezë shëndetësore. Të gjitha produktet e këtij subjekti, tregtoheshin me ambalazh letër, por në momentin e inspektimit, në subjekt janë konstatuar 19 (nëntëmbëdhjetë), pije freskuese “SevenUp” 330 ml të skaduara.  Bazuar në ligjin në Ligjin Nr.9863 datë 28.01.2017” Për Ushqimin”, subjekti është penalizuar me vlerën 300.000 lekë.

 

 

 

04Denoncim nëportalin online “Inspektori digital”të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit 13.09.2017

 

Një qytetar nga Qarku I Durrësit ka denoncuar pranë Portalit “Inspektori Digital” të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, se në fshatin Halilaj të Fushë-Krujës, subjekti tregtonte në territorin e shkollës së fshatit Halilaj, pa asnjë kusht higjieno-sanitar.

Drejtoria Rajonale e AKU-së në Durrës ka kryer menjëherë inspektimin, pas marrjes së denoncimit, nga ku ka rezultuar se, subjekti ushtronte aktivitet “Njësi tregtimi”, pranë shkollës së fshatit Halilaj. Për këtësubjekt është marrë menjëherë masa e bllokimit të aktivitetit në zbatim të Nenit 432, pika 2/a nr.10433, datë 16.06.2011 “ Për inspektim në Republikën e Shqipërisë”.

05Subjekti nuk ishte i regjistruar në QKB  dhe shkelja e kësaj dispozite ligjore nga ana e Operatorit të Biznesit nuk është kompetencë e AKU.  DRAKU Durrës bazuar në nenin 49 shkelje të dispozitave ligjore jashtë kompetencës së inspektorit, të LIGJIT nr. 10433, datë 16.06.2011 “ Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, i është drejtuar me shkresë zyrtare kryeinspektorit të IQ, së cilës i delegon kompetencën për ndjekjen e kësaj problematike.

 

 

 

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje të gjithë konsumatorëve që për çdoshqetësim në lidhje me sigurinë ushqimore, të denoncojmë pranë portalit online Inspektori Digital, ku mund të denonconi nga çdo smartphone, mënyrën e përdorimit të së cilës po jua sjellim edhe njëherë në vëmendje si vijon:

Prezantim Teknik AKU
Inspektori Dixhital