Nis aksioni  edhe për monitorimin e fast-foodeve pranë të gjitha institucioneve arsimore në vend

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatëperiudhës 1 qershor -31 gusht 2017 , në kuadër të sezonit turistik veror ka kryer në rang vendi 2998 inspektime, bazuar  në Urdhrin Nr.33, datë 29.03.2017 të Kryeministrit “Për miratimin e planit të masave përgatitore për sezonin turistik veror për vitin 2017 dhe për krijimin e Task Forcës së menaxhimit të sezonit turistik”, si dhe urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së Nr.1438/1, date 03.04.2017 “Për ngritjen e grupit të punës për hartimin e planit të masave për Sezonin Turistik Veror për Vitin 2017” dhe urdhrin Nr. 1438 /2, datë 05.04.2017 për “Inspektimin e operatorëve të biznesit ushqimor të cilët prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore (bare, restorante, fast-foode, pastiçeri, supermarkete, minimarkete, njësi prodhimi dhe tregtimi akullore)”.

Gjatë inspektimeve, janë dhënë edhe këshillime , ndërkohë për mangësitë e konstatuara nga trupat inspektuese të AKU-së janë marrë këto masa administrative:

928 Paralajmërime bazuar në Ligjin “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” neni 48 “konstatim shkelje e kërkesave ligjore, që përbën kundërvajtje administrative, por që është e një rëndësie të vogël, apo për të cilën ligji i posaçëm nuk parashikon dënimin përkatës administrativ (Gjobë ose Ndërprerje aktiviteti), subjekti i inspektimit dënohet me “paralajmërim”, për mangësitë e konstatuara: mungesë e librezave shëndetësore, mungesë e planit D.D.D, mungesë e dokumentacionit shoqërues, mungesë e analizës së ujit,etj.

20 Gjoba me vlerë 2080000 lekë, bazuar në Ligjin Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” i ndryshuar, neni 68, për shkeljet që parashikojnë masën administrative gjobë: “Mungesë e kushteve higjieno-sanitare, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mangësi të etiketimit të produkteve ushqimore, ushqime të pa sigurta, pengim të kryerjes së inspektimit, moskorrigjim të mangësive”.

3 Bllokim/asgjësime produkteshpër mangësitë e konstatuara: “Ushqime të pasigurta për konsum”, në sasinë 0,21 ton.

8 Ndërprerje aktiviteti ne rastet kur është cënuar rëndë siguria ushqimore, bazuar në Ligjin “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, referuar  neni 43 merret masa urgjente  ”ndërprerja e aktivitetit”,  për mangësitë e konstatuara në lidhje me kushtet higjieno-sanitare dhe tregtim produkti të pasigurt.

 

Gjatë kësaj periudhejanë analizuar në rang vendi:385matje të Komponentëve të Përgjithshëm Polarë të vajit që përdorur për skuqje (KPP), 61 mostra (28 fiziko-kimike dhe 33 mikrobologjike) të analizuara pranë laboratorëve të Drejtorive Rajonale të AKU-së dhe / ISUV.

Gjithashtu Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së,  Nr. 3668 datë 11.09.2017 “Për monitorimin e operatorëve të biznesit ushqimor (Fast-Food) që ushtrojnë aktivitetin pranë institucioneve arsimore” ka nisur nga dita e sotme, monitorimin në të gjitha pikat e fast-foodeve pranë institucioneve arsimore në të gjithë vendin( çerdhe, kopshte shkolla), për të garantuar sigurinë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar iUshqimit i bën thirrje konsumatorëve shqiptarë që, për çdo shqetësim në lidhje me sigurinë ushqimore të denoncojnë pranë portalit online “Inspektori Dixhital” dhe emailit: info@aku.gov.al.