Drejtoria Rajonale Durrës e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, me marrjen e informacionit me shkresë zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Durrës më 15.08.2017, mbi paraqitjen pranë repartit infektiv të spitalit rajonal Durrës për tre persona me intoksikacion alimentar dhe 13 personave të cilët kanë marrë mjekim ambulator me gastrointerit, ka kryer menjëherë inspektimin në këtë subjekt me aktivitet restorant dasmenë Bashkinë Shijak dhe verifikoi kushtet higjieno-sanitare dhe gjurmueshmërinë e lëndës së parë. Nga inspektimi rezultoi se, punonjësit janë të pajisur me libreza shëndetësore, disponojnë dokumentacion shoqërues të lëndëve te para dhe sistemi i gjurmueshmërisë funksionon. Në momentin e inspektimit në subjekt nga trupa inspektuese DRAKU Durrës  nuk u gjendën ushqime të përgatitura dhe lëndë e parë.

AKU ka bërë bllokimin e subjektit me aktivitet restorant në zbatim të nenit 43, pika a të Ligjit Nr.10433 datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në RSH” deri në daljen e përgjigjes së analizave, mostrat për të cilat janë marrë më parë nga Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Durrës.

Subjekti me aktivitet restorant dasme në Bashkinë Shijak do të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e analizave përfundimtare në bazë të së cilave do të merren edhe masat e duhura konform ligjit.