Autoriteti Kombëtar I Ushqimit, në kuadër të masave te marra për sezonin turistik veror për vitin 2017,  për periudhën qershor-gusht ka kryer   1285 inspektime bazuar,  në Urdhrin Nr. 1438/2 datë 05/04/2017 të Drejtorit të Përgjithshëm Z. Dritan Sejko për “Inspektimin e operatorëve të biznesit ushqimor të cilët prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore (bare, restorante, fast-foode, pastiçeri, supermarkete, minimarkete, njësi prodhimi dhe tregtimi akullore)”.

Nga inspektimet e kryera janë marrë 384  masa administrative , nga te cilat 377 masa administrative  meparalajmërime dhe 7 masa administrative me gjobë  në subjektet, në të cilat janë  vërejtur mangësi të kushteve higjieno-sanitare, mungesë dokumentacioni shoqërues, mungesë të librezave shëndetësore të personelit dhe analizës së ujit, mungesë e planit mbi masat e luftës kundër dëmtuesve, brejtësve dhe insekteve (plani 3D).

Numri më i madh i inspektimeve është kryer në qarqet Durrës dhe Vlorë, për shkak edhe të subjekteve të shumta, që ushtrojnë aktivitetin, si bare, restorante, fast-foode etj

Në çdo rast inspektorët e AKU kanë kryer kontrolle periodike në të gjitha restorantet dhe subjektet e tjera, për të garantuar sigurinë ushqimore në zonat bregdetare, aty ku konsumi është rritur ndjeshëm për shkak të   rritjes së fluksit të madh të pushuesve.

Kontrollet do të vijojnë deri në përfundimin e sezonit turistik, në të gjitha restorantet, baret, fast-food, marketeetj, për të garantuar sigurinë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar I Ushqimit I bën thirrje të gjithë konsumatorëve, që për çdo shqetësim që kanë lidhje me sigurinë ushqimore, të denoncojnë pranë portalit online “Inspektori  digital”.