Autoriteti  Kombëtar i Ushqimit  ka reaguar menjëherë pas denoncimit në mediat sociale për kushtet e papërshtatshme higjieno-sanitare, në të  cilat ushtronte aktivitetin një restorant kinez në rrugën “Jordan Misja”, pranë Liceut Artistik në Tiranë, i cili ishte në proces restaurimi. Inspektorët e Drejtorisë Rajonale Tiranë , pasi kanë kryer inspektimin  dhe konstatuar që ky subjekt restorant ushqim kinez, kryente veprimtarinë e tij jashtë cdo kushti higjieno-sanitar, kanë marë masën e menjëhershme të bllokimit të tij. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon të gjithë qytetarët, median sociale dhe atë vizive, të cilët bashkëpunojnë për të arritur qëllimit për garantimin e sigurisë ushqimore të konsumatorëve shqiptarë, duke apeluar në mënyrë të vazhdueshme që të denoncohet pranë Portalit  online të AKU “Inspektori Dixhital” për cdo problem dhe shqetesim në lidhje me sigurinë ushqimore.