Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bazuar  në shqetësimin e ngritur nga emisioni investigativ televiziv, mbi praninë e vajit të Palmës në produkte bulmeti, ku në etiketat e produkteve të mara si mostra,  nuk është e  deklaruar  përmbajtja e yndyrës bimore (vaj palme), bën me dije se :

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Z. Dritan Sejko është kërkuar në mënyrë të menjëhershme, marrja e mostrave në subjektet të cilat prodhojnë dhe përpunojnë produkte me bazë qumështi (gjalpë, djathë kaçkavall, salcë kosi), të cilat do të analizohen në Institutin e Sigurisë Ushqimore Veterinare (ISUV) për përmbajtje të vajit të palmës.

Ndaj operatorëve të biznesit ushqimor produktet e të cilave  do të rezultojnë të përziera me vaj palme dhe të padeklaruar në etiketë, do të merren masa konform legjislacionit ne fuqi.

Për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbetet i hapur dhe bashkëpunues me konsumatorët për të gjitha shqetësimet, denoncimet e konsumatorëve, si dhe të gjitha rastet e denoncuara në media, apo pranë portalit online “Inspektori Digital”.