AKU bllokon produktin dhe gjobit subjektin për tregtim të imputeve bujqësore

Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë Rajonale Berat, kryen inspektim në subjektin me iniciale E.A, me aktivitet “Tregtim të inputeve bujqësore dhe artikujve të ndryshëm plastikë”.

Gjatë kontrollit të kryer, u konstatua një sasi prej 30 kg produkt i PMB-ve të riambalazhuar  në qese plasmasi 1 kgnë kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu u gjet edhe një sasi 500 gr “Materialin Mbjellës dhe Shumëzues Bimor”, pa Certifikatë Fitosanitare, si dhe 3 kg “Materialin Mbjellës dhe Shumëzues Bimor”, e paetiketuar në gjuhën shqipe.

Ndaj shkeljeve të konstatuara u vendosën masat administrative përkatëse “Gjobë” me vlerë 370’000 lekë.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.