Open Balkan – Informacion për importuesit dhe eksportuesit

Open Balkan

Nisma “Open Balkan” lehtëson tregtinë në fushat e veterinarisë, sigurisë ushqimore, fitosanitare mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë.

Bizneset e importit/ eksportit mes tre vendeve nuk do të ndalojnë në pikën kufitare për kontroll fizik dhe identitar, por vetëm do të dorëzojnë dokumentacionin.

 

Procedurat e eksportit

Operatorët e biznesit ushqimor që do të eksportojnë produkte, duhet të paraqesin kërkesë për eksport pranë autoriteteve kompetente, konkretisht:

  • Për pajisjen me certifikatë fitosanitare për bimë dhe produkte bimore duhet të paraqesin kërkesë pranë drejtorive rajonale të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, sipas rajonit ku ushtrohet
  • Për pajisjen me certifikate veterinare për kafshët e gjalla duhet të paraqesin kërkesë pranë drejtorive rajonale të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, sipas rajonit ku ushtrohet aktiviteti.
  • Për pajisjen me certifikatë veterinare për produktet me origjinë shtazore/ origjinë të përbërë duhet të paraqesin kërkesë pranë drejtorive rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, sipas qarkut ku ushtrohet aktiviteti.
  • Për pajisjen me certifikatë shëndetësore për produktet me origjinë joshtazore duhet të paraqesin kërkesë pranë drejtorive rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, sipas qarkut ku ushtrohet aktiviteti.

Subjektet eksportuese duhet të paraqiten tek inspektori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në pikën e inspektimit kufitar dalëse për t’u regjistruar.

Kontrolli i dokumentacionit nga pala pritëse do të kryhet në pikën kufitare të hyrjes për të gjitha kategoritë e produkteve.

Kontrolli i identitetit dhe kontrolli fizik për kafshët e gjalla, produktet me origjinë shtazore, joshtazore dhe origjinë të përbërë do të kryhet në doganën ku ka destinacionin ngarkesa.

Kontrolli i identitetit për bimët dhe produktet bimore do të kryhet në doganën më të afërt me pikën kufitare të hyrjes në shtetin përkatës.

 

Procedurat e importit:

Subjektet importuese do të dorëzojnë dokumentacionin tek inspektori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në pikën e inspektimit kufitar të hyrjes dhe kontrolli i identitetit për kafshët e gjalla, produktet me origjinë shtazore, joshtazore dhe origjinë të përbërë do të kryhet në doganën e më të afërt, ku ka destinacionin ngarkesa.

Kontrolli i identitetit për bimët dhe produktet bimore do të kryhet në doganën më të afërt me pikën kufitare të hyrjes.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.