Intensifikimi i kontrolleve zyrtare vazhdon në terren dhe AKU sot ka kryer 157 kontrolle zyrtare

Intensifikimi i kontrolleve zyrtare vazhdon në terren dhe AKU sot ka kryer 157 kontrolle zyrtare.
 
Fokus të shtuar kanë patur tregjet e hapura dhe subjekte që kryejnë aktivitet si furra buke dhe pastiçeri.
 
Ditën e sotme janë dhënë 38 masa administrative me paralajmërim dhe 4 gjoba për tregtim të produkteve të pasigurta dhe tregtim nënprodukti mish pa etiketë.
 
Janë asgjësuar 16 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 13 mostra produktesh për analizim të mbetjeve të pesticideve dhe analiza fiziko-kimike.
 
AKU është në shërbimin e konsumatorëve prandaj denonconi pranë institucionit çdo problematikë që hasni.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.