AKU është e pranishme në terren çdo ditë për të garantuar sigurinë e ushqimit

 

AKU është e pranishme në terren çdo ditë për të garantuar sigurinë e ushqimit. Vetëm sot janë zhvilluar 130 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të ndryshëm të biznesit ushqimor.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit, kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi dhe verifikim kushtesh për investime IPARD.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 21 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore. Gjithashtu janë asgjësuar 47.7ton produkte ushqimore.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 5 mostra produktesh për analizim të mbetjeve të pesticideve.
 
Në këtë mision jemi bashkëpunëtorë!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.