AKU ushtroi 182 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin ditën e sotme

 

AKU ushtroi 182 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin ditën e sotme në: magazina ushqimore, përpunim qumështi, pastiçeri, baxho, përpunim peshku, kategori e veçantë, furrë buke, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi dhe verifikim kushtesh për investime IPARD.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 32 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 3 gjoba: për mungesë etiketimi në gjuhën shqipe, etiketim në kundërshtim me bazën ligjore dhe mungesë të pjesshme të sistemit HACCP.
 
Gjithashtu u bllokuan 160kg produkte pa etiketë në gjuhën shqipe, 225kg qumësht pluhur për etiketim të parregullt dhe 4920kg produkt salcë.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 19 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë, kryesisht në produkte me origjinë shtazore.
 
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.