AKU ushtroi 181 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin ditën e sotme

 

AKU ushtroi 181 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin ditën e sotme në: fabrika vaji, magazina ushqimore, përpunim qumështi, pastiçeri, baxho, përpunim peshku, kategori e veçantë, furrë buke, stabiliment përpunimi këmbë bretkose, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi dhe verifikim kushtesh për investime IPARD.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 40 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 1 gjobë për mungesë etiketimi në gjuhën shqipe. 
 
Gjithashtu janë bllokuar 847 kuti shtesa ushqimore (suplemente) për tejkalim afati përdorimi me qëllim asgjësimin e tyre.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 41 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë, kryesisht në produkte me origjinë shtazore.
 
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme