AKU ushtroi 158 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU

 
AKU ushtroi 158 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU si: paketim veze, baxho, tregtim fruta-perime, tregtim produkte mishi, përpunim të produkteve të peshkut, tregtim bukë dhe ëmbëlsira, magazinë peshku, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi dhe verifikim plotësimi kushtesh për IPARD.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 35 masa administrative me paralajmërim dhe 2 gjoba për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
 
U bllokuan 1.8 ton produkte ushqimore deri në dalje të rezultatit të analizave laboratorike dhe 450 kg djathë mozzarella dhe 30 kg gjalpë deri në pritje të etiketimit të rregullt.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 25 🔬mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë dhe toksikologjik.
 
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore! 
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.