E. Coli

 

Si përhapet E. coli dhe çfarë mund të bëni për të parandaluar që ajo të kontaminojë ushqimin tuaj?

Escherichia Coli (e njohur si E. coli) është një lloj bakteri që mund të gjendet në zorrët e kafshëve dhe njerëzve. Shumë lloje të E. coli janë të padëmshme për njerëzit, por disa mund të shkaktojnë sëmundje serioze. Shumica e rasteve të sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi shkaktohen nga një lloj i njohur si E. coli O157. 

 

Ndalimi i përhapjes së E. coli

  1. coli O157 shpesh transmetohet përmes mishit të papërpunuar dhe të papjekur. Mund të përhapet edhe përmes ushqimeve të tjera të kontaminuara, të tilla si perimet dhe sallatat, uji ose qumështi i pasterizuar. Ju gjithashtu mund të infektoheni me të nga kontakti person-me-person.

 

Shmangia e E. coli O157 në shtëpi

Ashtu si shumë lloje të baktereve, E. coli mund të rritet në ushqim kur është në “zonën e rrezikut” midis 8°C dhe 60°C. Ju mund të ndihmoni në mbajtjen e ushqimit tuaj të sigurt duke:

  • I ftohur ushqimet tuaja nën 8°C – kjo do të ndalojë ose do të ulë në mënyrë të ndjeshme rritjen e baktereve, përfshirë edhe E. coli;
  • Gatuar ushqimin në mënyrë korrekte, duke ndjekur udhëzimet për Kohën dhe temperaturat – kjo do të shkatërroje E. coli;
  • Shmangur kontaminimin e kryqëzuar që mund të mundësojë kalimin e baktereve nga ushqimi i pagatuar në ushqime të gatshme për tu ngrënë nëpërmjet çantave të pazarit që ripërdoren, thikave apo dërrasave prerëse;
  • Përdorur ushqim dhe pije sipas datës së skadencës në etiketë, edhe nëse duket dhe ka aromë të mire – konsumi i ushqimeve pas kësaj date ju vë në rrezik për shëndetin;
  • Respektuar higjenë të mire personale kur jeni duke përgatitur ushqimin. Kjo do të ndihmojë në eliminimin e baktereve nëse ju keni qenë në kontakt me to dhe kështu nuk mund ti kaloni ato në ushqim.

 

Si i sëmur njerëzit E. coli O157?

Megjithëse shumë forma të E. coli janë të padëmshme dhe mund të ndihmojnë në shpërbërjen e ushqimit, disa mund të shkaktojnë helmim të rëndë ushqimor si E. coli O157.

Vero citotoksina E. coli (VTEC) O157 prodhon një toksinë e cila është në gjendje të çajë dhe të shkatërrojë qelizat e kuqe të gjakut. Shkatërrimi i qelizave mund të çojë në një gjendje serioze të quajtur sindromi hemolitik-uremik (HUS) dhe dështimi i veshkave.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme