AKU në zbatim të fushëveprimit të tij ka kryer ditën e sotme 159 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU

 

AKU në zbatim të fushëveprimit të tij ka kryer ditën e sotme 159 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU si: furra buke, ambalazhim çaj mali, standartizim paketim veze, stabiliment përpunim qumështi, thertore mishi kuq, etj.

Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575).

Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 26 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 1 gjobë . Gjithashtu u bllokuan 1.7t farë gruri dhe asgjësuar 2.5t produkte të ndryshme ushqimore.

Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 46 mostra për analizim të treguesve fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë në produkte të ndryshme.

Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore!

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.