Sot AKU ka kryer 147 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të kategorive të ndryshme

 

Sot AKU ka kryer 147 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të kategorive të ndryshme, si subjekte me aktivitet: tregtim të produkteve për mbrojtjen e bimëve, furrë buke, prodhim/ambalazhim uji, magazinë ushqimire, njësi tregtimi mishi te bardhe, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575) apo media.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 24 masa administrative me paralajmërim dhe 2 gjoba për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 33 mostranë produkte ushqimore të ndryshme per kritere fiziko-kimike dhe mikrobiologjikë. Janë asgjësuar 7.05 T dhe bllokuar 21.736kg produkte ushqimore.
 
Lidhur me rastin e Subjektit me emer tregtar “Shpati 2010” te denoncuar ne emisionin Stop, AKU informon publikun se ka marre masa te menjehershme duke bllokuar subjektin ne fjale dhe sasine e produktit uje gjendje ne subjekt.
 
Gjithashtu, jane marre 6 mostra zyrtare per analizim te treguesve mikrobiologjike dhe fiziko-kimik dhe jane derguar prane laboratorit ISUV Tirane.
Ne vijim do t’ju informojme ne menyre me te zgjeruar.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.