Sot AKU ka kryer 169 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të kategorive të ndryshme

 

Sot AKU ka kryer 169 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të kategorive të ndryshme, si subjekte me aktivitet: tregtim peshku, markete, restorante, magazina fruta perime, baxho etj.

Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), mbi kërkesat për licencim.

Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 36 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.

Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 23 mostra në produkte ushqimore të ndryshme dhe janë asgjësuar 6 kg produkt peshk.

Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.