SI TË GATUAJMË NË MËNYRË TË SIGURT MISHIN

 

Të gatuash ushqim në temperaturën e duhur dhe për kohëzgjatje korrekte të kohës do të garantojë që bakteret e dëmshme janë shkatërruar. Gjithashtu, kontrolloni edhe këshillat që janë të vendosura në paketimin e ushqimit dhe ndiqni udhëzimet e dhëna për gatim.

Mishi

Përpara se të servirni mishin e derrit, shpendëve dhe mishin e grire, sigurohuni që është sa më nxehtë dhe të gatuhet me kujdes. Kur pritni pjesët më të trasha të mishit, sigurohuni që nuk ka ngjyrë rozë (që nënkupton se nuk është gatuar plotësisht) dhe që lëngu i mishit të jetë i qartë. Kjo është më e rëndësishme në gatimin e një shpendi të tërë.

Këto këshilla ndiqini kur gatuani:

  • Gjel deti
  • Pule
  • Rose
  • Pate
  • Mish derri
  • Produkte mishi te grire si sallamra, hamburger dhe kebab.

Nëse gatuani një shpend të tërë me mbushje, si: pula apo gjel deti, mbushjen duhet ta gatuani veç, jo brenda shpendit. Kjo për shkak se shpendët e mbushur kërkojnë më shume kohë për tu gatuar dhe mund të mos gatuhet plotësisht.

Mos lini ushqim të nxehtë të qëndrojë për periudha të gjata në temperaturë dhome. Pasi të ftohet, vendosini në frigorifer bashkë me pjesët që mbeten brenda 1-2 orëve.

Hamburgerët nuk duhen servirur të pagatuar apo në ngjyrë rozë. Pse? Sepse pjesë të plota mishi, si biftekët dhe nyjet e mishit, kanë baktere në pjesën e sipërfaqes. Në momentin që mishi grihet, çdo baktere e dëmshme nga sipërfaqja hyn ne brendësi dhe përhapet ne hamburger. Si rezultat, hamburger te pagatuar ose te gatuar pak mund te kenë baktere te dëmshme ne pjesën e brendshme dhe mund te shkaktojnë helmim ushqimor.

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.