Sot AKU ka kryer 118 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin

Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575).
 
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 15 masa me paralajmërim. Këto masa janë dhënë për shkak se nuk është kryer rinovim i librezës shëndetësore të personelit, ambienti është i pa sistemuar, përdoret ujë i pa analizuar dhe për mosrealizim te detyrave te lëna ne inspektimet e mëparshme.
 
Gjithashtu janë marr dy masa administrative me gjobë për mungesë të regjistrit të gjurmueshmërisë dhe mungesë të kundër-etiketës në gjuhën shqipe.
 
Janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor për përmbushjen e detyrimeve të tyre përkundrejt bazës ligjore dhe garantimit të sigurisë ushqimore.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 29 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme.
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme