Sot AKU ka kryer 144 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin

 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575).
 
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 10 masa me paralajmërim. Këto masa janë dhënë për shkak se nuk është kryer rinovim i librezës shëndetësore të personelit, ambienti është i pa sistemuar, përdoret ujë i pa analizuar dhe për mosrealizim te detyrave te lëna ne inspektimet e mëparshme.
 
Janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor për përmbushjen e detyrimeve të tyre përkundrejt bazës ligjore dhe garantimit të sigurisë ushqimore.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 15 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme.
 
Gjithashtu është vendosur një gjobë referuar raport provës dhe 1 bllokim të linjës së prodhimit të akullores.
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme