Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, nën mbështetjen e Projektit për Sigurinë Ushqimore, publikon Udhëzuesit për Sigurinë Ushqimore.

Projekti Për Sigurinë Ushqimore ka mbështetur dhe asistuar Autoritetin Kombëtar Të Ushqimit (AKU) për Publikimin e Udhëzuesit për Sigurinë Ushqimore, i cili mund të përdoret nga Operatorët e Biznesit Ushqimor (OBU) për të zhvilluar programe trajnimi për stafin e tyre.

Ky Udhëzues është i përshatshëm për punonjësit e OBU-ve që merren me ushqimin dhe për punonjësit e OBU-ve që punojnë në sektorët e përpunimit e të prodhimit të ushqimit, si dhe në sektorët e njësive të tregtimit me pakicë dhe me shumicë. Punonjësit të cilët kryejnë aktivitetin në prodhimin, përpunimin apo janë të lidhur direkt me aktivitetin e tregtimit të produkteve ushqimore, e kanë detyrim ligjor të trajnohen dhe/ose të mbikqyren, në përputhje me veprimtarinë e tyre të punës.

Në të përshkruhen standardet e trajnimit të sigurisë ushqimore që kërkohen prej çdo punonjësi të biznesit ushqimor. Udhëzuesi jep informacion se çfarë duhet të bëjnë të punësuarit në lidhje me sigurinë ushqimore, në varësi të nivelit të përgjegjësisë̈ që kanë, nivelit të riskut të ambientit prodhues, nëse punojnë në zonë me risk të ulët apo zonë me risk të lartë si edhe periudhës së kohës, që janë punësuar nga biznesi ushqimor.

Ky udhëzues zbatohet për të gjithë punonjësit e përfshirë me prodhimin, përpunimin, ruajtjen, shpërndarjen dhe tregtimin e ushqimit, si dhe administratorët e punonjësve që punojnë në biznesin ushqimor të papërfshirë në aktivitetin e ushqimit, qofshin këta të punësuar me kohë të plotë apo të pjesshme, të punësuarit sezonalë apo të përkohshëm, apo në rastet e punësimit të punonjësve vullnetarë. Udhëzuesi është i ndarë në dy nivele:

 

Niveli i 1-rë specifikon standardet që kërkohen prej punonjësve brenda muajit të parë të punës në biznesin ushqimor.

 

Niveli i 2-të përshkruan standardet që kërkohen nga ata që kanë më tepër se tre muaj kohë pune. Këto standarde njihen si aftësitë për sigurinë ushqimore, që përshkruajnë se çfarë duhet të bëjë punonjësi i ushqimit, që ushqimi që del nga duart e tij të jetë i sigurt.

Gjithashtu, së bashku me AKU, projekti për Siguri Ushqimore ka finalizuar broshurën ”Ushqim i Sigurt në Lëvizje” e cila përkufizon aftësitë për sigurinë ushqimore që duhet të kenë punonjësit e ushqimit, përpara se të fillojnë të merren me ushqimin në vendin e tyre të punës.

Të dyja këto publikime i gjeni tashmë lehtësisht në faqen e AKU. Linku mëposhtëm:

Udhëzues Trajnimi 1 dhe 2                                                   Ushqim i Sigurtë në lëvizje 

 

AKU do të vijojë të bashkëpunojë ngushtësisht me Projektin Për Sigurinë Ushqimore në zhvillimin e materialeve të tjera trajnuese dhe informimin e duhur për t’u ardhur në ndihmë Operatorëve të Biznesit Ushqimor, në mënyrë që ata të përmbushin detyrimet e tyre ligjore për prodhimin e një ushqimi të sigurt.

 

Me financimin e Bashkimit Evropian, Projekti “Mbështetje për Standardet e Sigurisë Ushqimore, Veterinare dhe Fitosanitare” vihet në zbatim nga një grup i udhëhequr nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore në Irlandë (FSAI). Grupi zbatues përfshin gjithashtu Autoritetin e Ushqimit në Finlandë, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës në Irlandë, dhe Creative Business Solutions (CBS) në Shqipëri.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.