Aditivët e ushqimit për kafshe: guidë e re për rinovim të autorizimit

EFSA ka publikuar një guidë të re mbi informacionin që aplikantët kanë nevojë të përfshijnë në dosjet e tyre për rinovim të autorizimit teë aditivëve të ushqimit për kafshë.

Aditivët e ushqimit për kafshë janë të autorizuar për 10 vjet. Rrjedhimisht, aplikantët mund të dorëzojnë një kërkesë që tregojnë se mbetjet e aditivëve janë të sigurta për specie të caktuara, konsumatorë, përdorues dhe ambient nën kushtet e autorizimit.

Vlerësimi i rinovimit të aplikimeve është më i thjeshtë sepse ato fokusohen vetëm në sigurinë e produktit, me përjashtim të rasteve kur aplikanti propozon të ndryshojë aditivin (p.sh: procesin e përpunimit, përbërjen) ose kushtet e autorizimit (p.sh: specieve të grupeve të ndryshme, kushtet e përdorimit).

Guidën në fjale e gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://efsa.onlinelibrary.wiley.com/doi/epdf/10.2903/j.efsa.2021.6340

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme