KAMPILOBAKTERI

Kampilobakteri është një bakter që gjendet në zorrët e shumë lloje kafshësh dhe është shkaktari më i zakonshëm i sëmundjeve të diarresë. Infeksionet e kampilobakteri-t prekin, në mënyrë të barabartë, si femrat ashtu edhe meshkujt, por grupi i foshnjave dhe fëmijëve, nga 0-4 vjeç, ka gjasa më të larta për t’u prekur. Gjetjet tregojnë se aktiviteti i këtij bakteri gjallërohet gjatë muajve të verës.

Si mund të ekspozohem ndaj këtij infeksioni? 

Infeksioni i Kampilobakterit përhapet kryesisht nga kafshët te njerëzit. Te kafshët, Kampilobakteri, mund të izolohet nga një gamë e gjerë kafshësh të shëndetshme, si macet dhe qentë e shtëpisë, zogjtë, gjedhët, derrat, pulat dhe dhitë. Ai mund të përhapet lehtësisht nga kafshët te kafshët, përmes kontaktit me feçen e infektuar, apo nga ujësjellësi i përbashkët. Njerëzit mund të infektohen nga mikrobet që gjallojnë te pula apo derri të gatuar pak, uji i kontaminuar, qumështi i papërpunuar dhe, përmes kontaktit me kafshët e shtëpisë apo kafshët e fermës. Megjithëse shpendët janë burim infeksioni i konsiderueshëm për njerëzit, vezët e tyre, zakonisht, nuk kontaminohen me Kampilobakter.

Si ta kuptoj se jam infektuar me Kampilobakter-in?

Pas periudhës së inkubacionit, që zgjat nga 3-5 ditë, mund të shfaqen një nga simptomat në vijim: dhimbje stomaku, diarre (zakonisht e gjakshme) me përzierje dhe temperaturë të lartë;  zakonisht nuk ka vjellje. Në shumicën e rasteve, diarreja zgjat për një kohë të caktuar dhe mund të vazhdojë deri në 10 ditë. Nëse jeni shtatzënë, infeksioni ndoshta nuk prek foshnjes e palindur, mirëpo sëmundja është e pakëndshme dhe është më mirë të shmanget.

Si kurohet? 

Në të shumtën e rasteve, personi shërohet pas disa ditësh, pa asnjë kurë. Rastet fatale janë të pazakonta. Sidoqoftë, duhet të jeni gjithnjë të kujdesshëm dhe të shkoni për vizitë te doktori, i cili mund t’ju japë antibiotikë ose lëngje, dhe rifurnizim me elektrolite, në varësi të rëndesës së infeksionit. Për më tepër, pini shumë ujë teksa vuani nga diarreja.

Burimi: SafeFood.eu | Viti i artikullit origjinal: 2020

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.