E.coli​ O157

E.coli​ O157

E.coli​ O157 i përket një grupi të madh bakteresh, të njohura me emrin Escherichia coli, ose shkurtimisht, E. coli. Shumë lloje të E. coli-t janë të padëmshme dhe gjenden, krejt natyrshëm, në aparatin tretës të kafshëve dhe të njerëzve. Njëri prej tyre, E. coli​ O157, është një mikrob i padëmshëm në gjedhë, mirëpo tek njerëzit mund të shkaktojë një sëmundje të rëndë. Njerëzit më të rrezikuar janë gratë shtatzëna, të vegjlit, të moshuarit dhe personat me sistem imunitar të dëmtuar.

 

Si mund të ekspozohem ndaj këtij infeksioni? 

E.coli​ O157 gjallon në zorrët e gjedhëve dhe është gjetur gjithashtu edhe tek të imëtat. Në këto kafshë nuk shkakton sëmundje. E. coli O157 tejçohet tek ushqimi i njerëzve përmes feçes së këtyre kafshëve. Mishi, perimet, qumështi ose uji, që janë kontaminuar me feçe kafshësh, mund të përmbajnë këtë lloj mikrobi. Njerëzit mund të infektohen duke ngrënë mish të grirë të gatuar jo mjaftueshëm, siç janë burgerat me mish viçi. Bakteret në jashtëqitjet e diarresë së njerëzve të infektuar mund të kalohen nga një njeri te tjetri, nëse higjiena apo larja e duarve është e pamjaftueshme. Kjo përben problem veçanërisht për fëmijët e vegjël, dhe anëtarët e familjes së tyre, të cilët përballen me rrezik të lartë, duke qenë se mund të infektohen.

 

Si ta kuptoj që jam infektuar me E. coli O157?

Simptomat përfshijnë: dhimbje stomaku, shtrëngime, përzierje, vjellje dhe diarre me gjak. Zakonisht mund të shkaktojë pak temperaturë të lartë ose jo. Ndonjëherë infeksioni shkakton diarre pa gjak ose s’ka asnjë lloj simptome.

Si mund të parandalohet infeksioni? 

Shumica e njerëzve shërohen brenda 5-10 ditësh, pa marrë antibiotik apo kura të tjera specifike. Në disa njerëz, veçanërisht te fëmijët nën 5 vjeç dhe të moshuarit, infeksioni mund të sjellë komplikacione të tilla që ndalojnë funksionet e veshkës. Si rrjedhim, nëse ke ndonjë nga simptomat, duhet të kontaktosh doktorin e familjes.

Si mund të parandalohet infeksioni i E. coli O157?

Gatimi, që kryhet ashtu siç duhet, i vret bakteret. Mishi i grirë duhet të gatuhet plotësisht, derisa mishi të bëhet i tëri bojëkaf dhe lëngjet të marrin ngjyrë transparente.

Si mund ta parandaloj kontaminimin e kryqëzuar? 

Asnjëherë mos e lini mishin e pagatuar dhe mishin e pulës, ose lëngjet e tyre, të prekin mishin e gatuar ose ushqimet e tjera, të cilat nuk do të gatuhen, përpara se të konsumohen.

Zbatoni edhe këto teknika parandaluese të domosdoshme:

  • Mishin e pagatuar ruajeni në frigorifer tek ngrirja.
  • Lajini duart me sapun dhe ujë të ngrohtë, përpara se të përgatisni ushqimin dhe pas, pasi jeni marrë me ushqimin e pagatuar, pasi keni përdorur tualetin, pasi keni ndërruar pelenat e foshnjave dhe pasi keni prekur kafshët.
  • Lajini frutat dhe perimet përpara se t’i hani.
  • Mos pini qumësht ta papërpunuar.
  • Pini ujë nga një burim i sigurt, p.sh.: ujë nga çezma që është trajtuar.
  • Mos përdorni pishinat publike, nëse vuani nga diarreja.

Burimi: SafeFood.eu | Viti i artikullit origjinal: 2020

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.