Takimi AKU-Doganë, bashkëpunim për sigurinë e qytetarëve dhe kontrollit të zinxhirit të mallrave

Gjatë ditës së sotme u zhvillua takimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, Z. Bledar Skënderi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Z. Genti Gazheli, në funksion te  forcimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi rëndësinë e shkëmbimit të informacionit në kohë reale të ngarkesave që mbërrijnë në vendin tonë, të cilat janë lajmëruar nga vendet anëtare të BE-së që mund të jenë me rrezik për shëndetin e qytetarëve apo që nuk duhet të hyjnë brenda territorit shqiptar.

Ndër të tjera, nga të dy palët u shpreh dakortësia për një angazhim të shtuar mbi bashkëpunimin mes këtyre dy institucioneve në kuadër të punës së përbashkët që bëhet në Degët Doganore, sidomos ato kufitare.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.