AKU ka kryer 694 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU kanë kryer gjatë ditës së sotme 694 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Gjatë inspektimeve janë dhënë dhjetë masa me paralajmërim për mungesë të planeve 3D,  mungesë librezash shëndetësore dhe mungesë të analizave të ujit.

Me kërkesë të vetë subjektit  janë asgjësuar një sasi prej 43.205 ton produkte ushqimore.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrën 41 mostra për produkte plehëruese për analizim të treguesve cilësorë.

Si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid , AKU ka vijuar me  monitorimin për zbatim të protokollove anti-covid, biznese ushqimore dhe jo ushqimore. Gjithashtu janë këshilluar edhe qytetarë për mbajtje të detyruar të maskës në ambientet jashtë banesave, për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga coronavirusi.

 

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme