AKU kryen 331 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë ditë së  sotme inspektimet dhe monitorimet në terren edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Task-Forca po monitoron në vazhdimësi çdo subjekt dhe hallkë të të gjithë niveleve arsimore për zbatueshmërinë e protokollit anti-covid.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 37 mostra në monitorim të qumështit, por edhe në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.

 

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.