AKU kryen  345 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit  kanë kryer gjatë ditës së sotme 345 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Task-Forca këmbëngul në të gjitha bizneset dhe në të gjitha nivelet e sistemit arsimor gjatë monitorimeve, që të respektohet rigorozisht protokolli i sigurisë anti-covid.

Gjatë inspektimeve janë dhënë 8 masa me paralajmërim nëpër biznese, për mungesë të librezave shëndetësore, mungesë të rinovimit të librezave të ujit dhe të planeve 3D.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 71 mostra në monitorim të qumështit dhe në analizim të fruta-perimeve për mbetjet pesticide.

AKU është e pranishme çdo ditë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

 

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.