AKU kryen 385 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 385 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti -Covid.

Task-Forca vijon pandërprerë monitorimin nëpër biznese edhe në të gjitha nivelet e sistemit arsimor për zbatimin me përpikmëri të protokollit anti-covid.

Gjatë inspektimeve janë dhënë 16 masa me paralajmërim për mungesë të librezave shëndetësore, mungesë të rinovimit të analizave të ujit, mungesë të Planeve 3D etj.

Me kërkesë të një biznesi u asgjësuan 8.9 ton produkte ushqimore me afat të  kaluar përdorimi.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 48 mostra në monitorim të qumështit, por edhe për analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide

AKU vijon kontrollet në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrotjes së shëndetit të konsumatorit.

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme