AKU kryen 361 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer gjatë  ditës së sotme 361 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Task -Forca vijon monitorimin në biznese dhe në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në përmbushjen e protokollit të sigurisë, si rruga e vetme në shmangien e përhapjes së virusit.

AKU po kryen veprimtarinë  për verifikimin e standardeve  në fushën e sigurisë ushqimore në të gjitha subjektet prodhuese-përpunuese të produkteve ushqimore, si dhe monitorimin e qumështit lëndë e parë dhe mbetjeve pesticide në fruta-perime.

Gjatë inspektimeve janë dhënë 8 masa administrative me paralajmërim, për mos sistemim të ambienteve të prodhimit, mungesë të librezave shëndetësore si dhe mungesë të planeve 3D.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 27 mostra në monitorim të qumështit dhe në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.

Me kërkesë të vetë një subjekti është bërë asgjësimi i një sasie prej 177.53 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon punën në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

 

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme