AKU kryen 414 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer 414 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Task-Forca vijon me monitorimin e bizneseve për zbatimin rigoroz të protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së Covid-19.

Gjatë inspektimeve janë dhënë 37  paralajmërime në biznese ushqimore, në mungesa të librezave shëndetësore, mungesë të Planit 3D, si dhe mosrinovim të analizave të ujit.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 57 mostra në monitorim të qumështit, por edhe në fruta-perime për analizim të mbetjeve pesticide.

AKU do të vijojë pandërprerë kontrollet në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

 

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.