AKU kryen 387 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer gjatë ditës së sotme 387 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Task-Forca vijon me këshillime dhe monitorime në të gjitha bizneset me qëllim zbatimin rigoroz të protokollit të sigurisë kundër përhapjes së virusit Covid -19.

Një vëmendje e veçantë këtë periudhë po i kushtohet në monitorime kopshteve dhe shkollave në kuadër e  fillimit të  vitit shkollor 2020-2021, në zbatimin e protokolleve, higjienizimit të ambienteve si edhe zbatimit në vijim të protokollit të  përcaktuar të sigurisë.

Gjatë inspektimit nëpër biznese janë dhënë 30 paralajmërime përgjithësisht për mungesë të librezave shëndetësore, ambiente të pasistemuara, mungesë të rrjetave mbrojtëse nëpër dritare, mungesë plani 3D etj.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave  janë marrë 26 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në  perime për analizim të mbetjeve pesticide.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  vazhdon pandërprere punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

 

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.