AKU kryen 442 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit vijojnë punën me inspektimet dhe monitorimet edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Monitorimet nga Task-Forca janë të përditshme duke këmbëngulur në zbatimin të protokolleve të sigurisë, për të shmangur përhapjen e virusit Covid-19.

Gjatë inspektimeve në biznese ushqimore janë dhënë 20 paralajmërime , për mospërmbushje të detyrimeve si rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit, higjenizim të ambienteve, rinovim të planeve 3D etj.

Më kërkesë të vetë një subjekti ushqimor është bërë asgjësimi i sasisë prej 30.850 produktesh ushqimore.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 36 mostra kryesisht në monitorim të qumështit.

AKU vazhdon punën pandërprerë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrotjes së shëndetit të konsumatorit.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.