AKU kryen 439 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar inspektimin dhe monitorimin në të gjithë vendin edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Në çdo monitorim nuk tolerohet asnjë subjekt për moszbatim të protokollit të sigurisë, e vetmja mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit Covid-19.

Gjatë inspektimeve është dhënë një masë administrative në një subjekt ushqimor, për mungesë gjurmueshmërie të produkteve.

Janë dhënë 20 masa me paralajmërim në OBU, të cilat u janë gjetur të parinovuara librezat shëndetësore, rinovime të analizave të ujit, të sistemimit të produkteve, si dhe higjenizimit të ambienteve.

Me kërkesë të një subjekti është kryer asgjësimi i një sasie prej 30.396 produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi.

Bazuar në Planin e Marjes së Mostrave, janë marrë 63 mostra kryesisht në monitorim të qumështit për analizim të ngarkesës mikrobike dhe qelizave somatike.

AKU vijon çdo ditë pandalur inspektime dhe monitorime në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorit.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.