AKU kryen 548 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU kanë vijuar inspektimin dhe monitorimin  si pjesë e Taks-Forcës Anti-Covid.

Në monitorime këmbëngulet në biznese që të zbatohet Protokolli i Sigurisë kundër përhapjes së virusit, në higjienizimin e ambienteve, mbajtjen e detyruar të maskës në ambiente të mbyllura dhe ruajtjen e distancës fizike.

Në inspektime është dhënë një masë administrative  për tregtim të produkteve ushqimore jashtë afatit të përdorimit në sasinë  e 25 kg,  të cilat janë bllokuar me destinacion asgjësimin.

Është asgjësuar një sasi prej 3 ton produktesh ushqimore me kërkesë të vetë subjektit.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 57 mostra kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime për mbetje pesticidesh.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe në mbrojtje të shëndetit të konsumatorit.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.