AKU kryen 629 inspektime dhe monitorime

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar inspektimet dhe monitorimet në garantim të sigurisë ushqimore dhe si pjesë e Taks-Forcës anti-Covid.

Respektimi i masave të marra dhe zbatimi i protokollit të sigurisë janë kryefjala në çdo monitorim të kryer.

Gjatë kontrolleve të kryera janë vendosur 2 masa administrative. Një masë është vendosur pasi është konstatuar tregtim mishi pa vule dhe pa certifikatë veterinare, u bë bllokimi i sasisë së evidentuar me qëllim asgjësimin si dhe 1 masë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë.

Është bërë asgjësimi i një sasie prej 8.5 ton produktesh ushqimore të pasigurta për konsum, me kërkesë të subjektit.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 42 mostra për monitorim të qumështit dhe mbetjet pesticide në fruta-perime.

AKU vijon pandërprerë kontrollet në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme