Drejtori i Përgjithshëm i AKU Z. Lili ndjek nga afër zbatimin e masave anti-COVID nga OBU-të në qarkun e Elbasanit

Vijon monitorimi nga afër i situatës në të gjithë vendin nga Drejtori i Përgjithshëm i AKU Z. Robert Lili, i cili këtë radhë ka ndaluar në subjektet ushqimore në qarkun e Elbasanit.

Krahas shpërndarjes së materialeve mbrojtëse në ndihmë të subjekteve, Z. Lili  theksoi rëndësinë e zbatimit protokolleve të sigurisë dhe masave të marra në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore.

Çdo subjekt që nuk plotëson kërkesat ligjore dhe që cënon shëndetin e konsumatorëve do të ketë përgjigjen e prerë në zbatim të ligjit.

Kontrollet do të vijojnë pa ndalim, për ne prioritet është shëndeti i konsumatorit.- theksoi Z. Lili.

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.