PIK Morinë, kthehen në vendin e origjinës produkte ushqimore që nuk plotësonin kërkesat ligjore

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Pikën e Inspektimit Kufitar Morinë, gjatë kryerjes së procedurave të inspektimit kanë kthyer në vendet e origjinës, produkte ushqimore për mungesë dokumentacioni shoqërues dhe mospërmbushje të kërkesave ligjore.

Përkatësisht është kthyer në vendin e origjinës, Serbi, një sasi prej 2 ton miell për mungesë të fletë analizës, si dhe 480 litra pije freskuese me origjinë nga Greqia me ri-eksport nga Kosova, për mosplotësim të  kushteve ligjore për jetëgjatësinë e produktit.

Ndërkohë po në PIK Morinë, është bllokuar një sasi prej 14520 litra birrë për mungesë të fletë analizës, për të cilat nëse nuk plotësohet në kohë dokumentacioni shoqërues sipas legjislacionit në fuqi, do të kthehen në vendin e origjinës.

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.