AKU kryen 655 inspektime  dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme  inspektimet në garantim të sigurisë ushqimore si dhe monitorime në kuadër të Taks Forcës Anti-Covid.

Në monitorime kërkohet zbatimi nga çdo biznes me përpikmëri i protokollit të sigurisë kundër përhapjes së Covid -19, këshillohet për mbajtjen e maskave, dorezave dhe distancimit fizik.

Gjatë inspektime janë dhënë paralajmërime në disa biznese ushqimore, për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit, mungesë të rrjetave mbrojtëse nëpër dritare etj.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 60 mostra kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime për mbetje pesticidesh.

AKU çdo ditë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.

 

Bashkë për Sigurinë Ushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme