AKU kryen 330 inspektime dhe monitorime

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet në terren.

Gjatë inspektimeve është dhënë një masë administrative ndaj një subjekti për tregtim të ushqimit të pasigurtë si dhe janë asgjësuar 23.899 ton produkte ushqimore të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit me kërkesë të vetë subjektit.

Vijohet të këshillohen subjektet ushqimore që të respektojnë me rigorozitet protokollin e sigurisë kundër përhapjes së Covid-19.

Bazuar në Planin e Marrjes së Mostrave, janë marrë 50 mostra në monitorimin e qumështit, si dhe në perime për monitorim pesticidesh.

AKU është e pranishme çdo ditë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorit.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.