AKU kryen 441 inspektime dhe monitorime

Gjatë ditës së sotme trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar inspektimet dhe monitorimet në kuadër të Taks-Forcës kundër Covid-19.

Nga trupat inspektuese vijohet me këshillime në plotësimin e dokumentacionit për sigurinë ushqimore, si edhe për zbatimin në mënyrë të përpiktë të protokollit kundër përhapjes së Covid-19.
Është asgjësuar një sasi prej 5.6 ton produkte ushqimore me afat të tejkaluar të përdorimit me kërkesë të vetë biznesit.

Bazuar Planit të marrjes së mostrave janë marrë 27 mostra për monitorimin e qumështit, uji, pleh për bujqësinë etj.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm çdo ditë në terren, për të garantuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorit.

 

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.